U gjet i vdekur në lumin Shkumbin, policia: Personi rreth të 65-ve u mbyt, na ndihmoni ta identifikojmë

U gjet i vdekur në lumin Shkumbin, policia: Personi rreth të 65-ve u mbyt, na ndihmoni ta identifikojmë

Lumi Shkumbin

Policia e Elbasanit ka dhënë të tjera detaje lidhur me mbytjen e një personi ditën e djeshme në lumin Shkumbin. Blutë e këtij qyteti thotë se personi rreth të 65-ve nga ekspertiza ka rezultuar se është mbytur, duke hedhur poshtë hipotezën e një vrasje.

Më tej policia kërkon ndihmën e qytetarëve dhe medias pasi personi në fjalë nuk ka patur asnjë mjet identifikimi me vete. Përshkrimi i personit është si më poshtë: me flokë të thinjur, veshur me një këmishë blu me kuadrate, një fanellë të leshtë dhe pantallona ngjyrë gri, i gjatë rreth 1.75 cm, mbante një orë dore serme, te rripi i pantallonave kishte të varur një çelës shtëpie dhe kishte një shenjë të vjetër operimi në krahun e majtë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta