TIRANË – Mbidoza e kokainës dhe heroinës i ka marrë jetën 48-vjeçarit të identifikuar si Elton Tahiri që u gjet i vdekur më 13 shkurt pranë përroit të Limuthit në Bërxullë. Ai ishte bashkë me shokun e tij Majdiel Husa në banesën e këtij të fundit kur u nda nga jeta. 47-vjeçari është arrestuar pasi vendosi që të mos e kallëzonte ngjarjen në polici por e hodhi në përrua.
Në dëshminë para hetuesve ka thënë se kishte frikë se mos akuzohej, ndaj e mbajti disa ditë në shtëpinë e tij në zonën e Laprakës dhe më pas e transportoi me makinë dhe e la në përroin e Limuthit. Elton Tahiri dhe Majdiel Husa kishin disa ditë që ishin depërtuar së bashku nga Gjermania dhe që prej kthimit kanë qëndruar së bashku në banesën e Husës në Laprakë, pasi jetonte i vetëm dhe nuk kishte familjarë.
Viktima nuk kishte kontaktuar për asnjë moment me familjarët e tij dhe nuk u kishte treguar se ishte kthyer nga Gjermania. Policia, që prej konstatimit të trupit në afërsi të Bërxullës nisi verifikimet e të gjitha lëvizjeve që ka kryer që nga kthimi dhe identifikoi edhe shokun e tij Husa, me të cilin kishte ardhur nga jashtë. Husa është mbajtur në vëzhgim dhe pasi është shoqëruar për t’u marrë në pyetje ka rrëfyer të gjithë dinamikën e ngjarjes. Trupin e ka mbajtur në banesën e tij për të paktën 2 ose 3 ditë pasi sipas burimeve kishte nisur dekompozimi.
Gjatë kontrollit në banesën e Husës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe automjeti i përdorur nga shtetasi 47-vjeçari për transportimin e trupit të pajetë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Report Tv siguron fotografinë e 48-vjeçarit Elton Tahiri që ndërroi jetë në shtëpinë e shokut pas mbidozës nga kokaina dhe heroina.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e 48-vjeçarit në Tiranë që u gjet i vdekur në përroin e Lamuthit. Bashkë me shokun ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike në banesën e Majdiel Husës në zonën e Laprakës. Të dy kanë ardhur bashkë nga Gjermania para pak kohësh, të deportuar, kanë shkuar në shtëpi dhe kanë pirë drogë dhe ka vdekur që aty. E ka mbajtur disa ditë në banesë dhe më pas e ka futur në makinë dhe e ka dërguar në Bërxullë. Në deklarime Husa ka thënë se e ka mbajtur nga frika se mund të akuzohej.
Ai qenka shok prej verteti te tapos me mall edhe pastaj te Ben edhe ceremoni te denje ...
Përgjigju