Identifikohen dy trupa të cilët u gjetën në brigjet e Vlorës, ata u përkasin dy peshkatarëve italianë që rezultonin të zhdukur.

Mediat italiane thonë se Sante Lanzillotti e Francesco De Biasi respektivisht 48 dhe 46 vjeç janë identifikuar nga të afërmit e tyre.

Ka qënë djali i Sante Lanzillotti i cili ka njohur të atin nga tatuazhi që ai kishte në trup.

Dy peshkatarët italianë ishin nisur me anije nga porti Torre Santa Sabina që në datën 15 mars me synim për të peshkuar.

Trupat e tyre  gjenden në një morg në Vlorë dhe pritet që shumë shpejt të dërgohen në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se dy peshkatarët janë mbytur për shkak të kontaktit me ujin e ftohtë, por përgjigja e autopsisë do të japë verisonin më të saktë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com