U hodh në lumë t’i shpëtonte sulmit
po festonte ditëlindjen në Londër/VD

U hodh në lumë t’i shpëtonte sulmit<br />po festonte ditëlindjen në Londër/VD
Një video e publikuar tregon momentin kur një grua është hedhur nga ura Westminister në lumin Thames për të shmangur përplasjen nga makina gjatë sulmit të djeshëm në Londër.
 
Por edhe pse në mënyrë të tmerrshme, gruaja që pa të vriteshin 4 persona (duke përfshirë dhe autorin) dhe të plagosen 40 të tjerë, i ka shpëtuar mrekullisht sulmit.

Andreea Cristea, 29 vjeç, një arkitekte me nënshtetësi rumune ishte në Londër së bashku me të dashurin Andrei Burnaz për të festuar ditëlindjen.

andrea
  (Andreea Cristea)
 
Në momentin kur ndodhi sulmi çifti kanë qenë mbi urën që është një kalim i domosdoshëm për mijëra turistë që dynden në Londër çdo ditë. Andreea u zhyt në lumë duke mundur të dalë e gjallë, ndërsa Andrei ka vetëm disa fraktura në këmbë.
 
Megjithatë mediat britanike ende të paqarta se si kanë ndodhur ngjarjet raportojnë se akoma nuk është përcaktuar nëse gruaja u hodh vetë në lumë apo u ndikua nga makina.
 
Atentatori teksa ecte me shpejtësi ka përplasur me një makinë tip “4x4” qytetarë britanikë dhe turistë francezë në urën “Westminster” dhe më pas është drejtuar për në godinën e Parlamentit duke u përplasur me gardhin rrethues.
 
Pasi dështoi për t’u futur me makinë në godinën e Parlamentit, agresori ka dalë nga makina dhe është përleshur me policët me thikë, duke lënë një oficer të vdekur më pas u qëllua për vdekje nga oficerët e policisë.

Sipas mediave britanike, kryeministrja Theresa May ishte në Parlament në momentin e sulmit dhe u largua që aty me shpejtësi nga oficerë civilë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë