Angli/ U hodh nga çatia për t'i shpëtuar policisë, dënohet me burg shqiptari që u kap me 621 rrënjë kanabisi në banesë

Angli/ U hodh nga çatia për t'i shpëtuar policisë, dënohet me burg shqiptari që u kap me 621 rrënjë kanabisi në banesë

Një 38-vjeçar është dënuar me 30 muaj burg nga një gjykatë Britanike, pasi kishte mbjellë 621 bimë kanabisi në një banesë në Halifax të Anglisë.

Sipas policisë angleze shqiptari është Ditran Hoxha, i cili në momentin e ndërhyrjes së policisë u përpoq të shpëtonte duke u hedhur nga çatia por përfundoi duke thyer këmbën.

Hoxha, i cili kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme, u burgos me 30 muaj pasi një gjyqtar dëgjoi detaje mbi fermën e sofistikuar që u kishte sjellë trafikantëve rreth 1 milion paund fitime.

Prokurori Michael Smith tha në Gjykatën e Bradford se oficerët bënë një kontroll në ndërtesë në 30 maj të këtij viti dhe zbuluan bimët që ishin në faza të ndryshme rritjeje.

Hoxha në fund të dënimet do të dëbohet për në Shqipëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar