LEZHË- Dy persona janë arrestuar sepse i kanë vjedhur 60 mijë lekë një personi.

Burime zyrtare bëjnë me dije, se S.K. po luante me fëmijët në park, kur dy persona i vjedhin nga çanta 60 mijë lekë. Policia njofton se në pranga kanë rënë E.C. dhe P.D. banues në Lezhë, nga ku është arritur që t'u merrej një pjesë e shumës monetare të vjedhur

Mbi ta rëndon akuza për veprën penale " Vjedhja' kryer në bashkëpunim".

Njoftimi i plotë i policisë
Policia vë në pranga  dy shtetas si autorë të vjedhjes monetare prej 60.000 lekë ( të reja) një shtetasi 

Të arrestuarit me preçedentë të mëparshëm në fushën e vjedhjes. Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Lezhë, identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit  E.C. dhe P.D. banues në Lezhë për veprën penale " Vjedhja' kryer në bashkëpunim"Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit S.K. shumën monetare prej 60.000 lekë të reja të cilat i kishte lënë në çantë kur po luante me fëmijët në park. 

Në cilësinë e proves materiale, dy shtetasve të arrestuar iu gjetën dhe sekuestruan një pjesë e shumës monetare të vjedhur.  Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.