U hyjnë me thikë në banesë dhe u vjedhin 800 euro tre studentëve, policia mbërthen të riun, hajduti tjetër u shpëton

U hyjnë me thikë në banesë dhe u vjedhin 800 euro tre studentëve, policia mbërthen të riun, hajduti tjetër u shpëton

DURRËS - Një person është vënë në prangat e policisë së Shtetit në qytetin e Durrësit ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për shkak se në lagjen nr.15 të këtij qyteti kanë vjedhur banesën e tre studentëve.

Në pranga ka rënë S. A., 22 vjeç, banues në Vlorë i cili ishte me precedentë të mëparshme penale, ndërsa i shpallur në kërkim është bashkëpunëtori i tij S.A, të cilët rreth orës 04:00 të mëngjesit kanë hyrë në banesën e marrë me qira nga tre studentët dhe nën kërcënimin e një thike u kanë marrë 800 euro.

Ka qenë njëri prej studentëve që ka marrë policinë, ku këta të fundit gjatë ndjekjes kanë arritur të kapin njërin prej autorëve ndërsa tjetri ka mundur të shpëtojë. Autorët e dyshuar kishin disa ditë që jetonin me qira në  një nga hyrjet e pallatit  ku jetonin edhe tre studentët. Policia ka arritur të sekuestrojë 4 telefona , dy çanta dore dhe një sasi parash.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bestrove: 25/11/2019 21:50

    Efgjitet vlonjate as studentet nuk i lene rehat, gjynah! Nuk ka me pisa na vlonjatete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD

Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD