Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u infektua me COVID-19, por gjendja e tij shëndetësore duket se po përmirësohet. Mjeku i tij ka dhënë detaje për gjendjen e presidentit të SHBA.
“Presidenti Biden ka ende një kollë dhe ngjirurit e zërit, por simptomat e tij vazhdojnë të përmirësohen në mënyrë të qëndrueshme”, thotë doktor Kevin O’Connor.
Presidenti amerikan aktualisht është i izoluar në shtëpinë e tij në Delaware.
“Pulsi i tij, presioni i gjakut, ritmi i frymëmarrjes dhe temperatura mbeten normale,” tha O’Connor në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
Doktor O’Connor tha gjithashtu se Biden ka një variacion COVID që përbën rreth një të tretën e infeksioneve të reja në SHBA.