Rama drejton debatin në OKB: Çdo kriminel lufte të japë llogari, meritojnë fundin e Millosheviçit! Viktimat në Kosovë, Srebrenicë e kudo kërkojnë drejtësi

SHBA‘Shqipëria do të vazhdojë përpjekjet për të vënë në vend drejtësinë’. Ky ishte qëndrimi i kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Sigurimit në OKB teksa drejtoi debatin për llogaridhënien. Rama u shpreh se të gjithë kriminelët e luftës duhet të japin llogari e të ‘përjashtohen’ nga kjo botë pasi për ta nuk ka vend. Sipas tij, kriminelët që kanë kryer gjenocid duhet të marrin fundin e merituar, të përfundojnë pas hekurave njëjtë si Sllobodan Millosheviç.

"Shkelësit duhet të mos kenë pjesë e vend në botën tonë, ata duhet të kenë pjesë në vendin e tyre pas hekurave si Millosheviç”, u shpreh Rama. 

‘Krimeve të luftës duhet t’i themi kurrë më’ tha Rama, teksa shtoi se ka ardhur koha të flasim me vepra e jo me fjalë, pasi i detyrohemi mijëra viktimave të masakrës në Srebrenicë, por edhe 20 mijë grave të dhunuara gjatë spastrimit etnik në Kosovë.

“Na duhet të dëshmojmë vepra e jo vetëm fjalë, të themi sot më shumë se kurrë, kurrë më se i detyrohemi mijëra viktimave të gjenocidit në Srebrenivcë, i detyrohemi atyre që kanë vuajtur masakra dhe krime kundër njerëzimit. 20 mijë gratë e dhunuara në mënyrë mizore gjatë spastrimit etnik në Kosovë ‘98-‘99, ua detyrojmë jetëve të shkatërruara të miliona fëmijëve që u është vjedhur e ardhmja nga agresorë”, tha Rama.

Duke sjellë një citatë nga Martin Luther King ‘Padrejtësia diku është kërcënim për drejtësinë kudo', Rama tha se duke dështuar për 11 vite për të dënuar krimet e regjimit siran ndaj popullit të vet, janë krijuar hapësira për mizori të tjera diku tjetër, referuar luftës në Ukrainë.

Ndonëse regjimi sirian nuk është dënuar, Rama tha se kjo nuk do të thotë që krimet e luftës në Ukrainë nuk duhet të ndëshkohen. Rama pati edhe ‘kritika’ kundrejt Këshillit të Sigurimit, ku tha se lufta aktuale ka shkelur vlerat e normat që ky këshill përfaqëson.

“Krimet e luftës dhe krimet e njerëzimit kemi parë se si minohen shtete të tëra, si rrezikojnë paqen dhe sigurinë. Rasti i konfliktit 11 vjeçar i Sirisë është një shembull tragjik. Duke dështuar për ta vënë përpara përgjegjësisë regjimin sirian për krime kundër popullit të vet, mund të kemi inkurajuar mizori diku tjetër. Mostrajtimi i  shkeljeve kudo tjetër nuk duhet të jetë arsye për të mos vepruar askund. Kjo më sjell tek agresioni tragjik që vazhdon në Ukrainë. Ky akt i neveritshëm ka shkelur të gjitha ato çka përfaqëson ky Këshill, vlerat, normat, ligjet që ne respektojmë dhe u detyrohemi njëri-tjetrit”, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë ka theksuar se shkelja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut është prioriteti i Shqipërisë në OKB. Të pranishëm në debat ishin edhe ambasadori ynë në OKB Ferit Hoxha dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Debati i kryesuar nga kryeministri Rama shënon fillimin e zbatimit të planit të punës të Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Takimet e kryesuara nga kryeministri Rama do të pasohen nga disa veprimtari të tjera shënjuese, përgjatë muajit qershor përfshirë në nivel Ministror. Prej datës 1 Qershor Shqipëria mori zyrtarisht drejtimin e Këshillit të Sigurimit në OKB.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:14
Rama drejtoi në OKB debatin për llogaridhënien, Ministrja e Jashtme: Moment historik

Moment historik për vendin tonë e ka konsideruar ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka debatin për llogaridhënien që mbajti kryeministri Edi Rama në OKB.

“Sesioni i Këshillit të Sigurimit: ‘Një moment historik për vendin në këtë seancë të parë të KS të OKB-së kushtuar llogaridhënies dhe drejtësisë’. Krenar për ekipin që punoi kaq shumë për t'u përgatitur për këtë", shkruan Xhaçka.

Ora 17:10
Rama në OKB: Krimet në Ukrainë duhet të ndëshkohen! U detyrohemi viktimave të luftës në Kosovë, shkelësit të dënohen si Millosheviç

 

Në fjalën e tij në OKB, kryeministri Edi Rama tha se krimet e luftës në Ukrainë duhet të dënohen. Rama tha se Shqipëria do të vijojë të kërkojë drejtësi, ndërsa theksoi se tashmë ka ardhur koha që të flasim me vepra se i detyrohemi viktimave të gjenocidit në Srebrenivcë, njëjtë siç i detyrohemi viktimave të luftës në Kosovë. Shkelësit e të drejtave të njeriut, Rama tha se duhet të dënohen dhe të mos kenë vend në botën tonë, por të përfundojnë pas hekurave njëjtë si Sllobodan Millosheviç.

"Vlerat tona themelore, të të drejtave të njeriut vijojnë të shkelen në mënyrë sistematike dhe masive. Të gjitha shkeljet e rënda duhen trajtuar me të njëjtën rëndësi. Këto vlera e enigma sanksionohen në atë çka ne e quajmë e drejta ndërkombëtare, ato shfaqen në kuptimin e vërtet në kohë vështirësish, krizash konflikte e luftëra. Nuk ka qenë e lehtë të mbërrihet këtu, 10 mln njerëz janë dashur të vdesin përpara se zbulonim e pranonim parimet e së drejtës ndërkombëtare. Miliona të tjera sakrifikuar për ne për të pranuar përgjegjësinë tonë kolektive për të vepruar në bazë të rregullave dhe për të dhënë llogari kur nuk jemi në gjendje apo nuk kemi vullnet t’i respektojmë ato.

Të gjitha shkelet e rënda të së drejtës ndërkombëtar duhen trajtuar me të njëjtën shkallë drejtësie, siç ka thënë Martin Luther King ‘Padrejtësia diku është kërcënim për drejtësinë kudo'. Jemi të vetëdijshëm që gjendemi në stres të jashtëzakonshëm, dhe ne e dimë që kur dështojmë të respektojmë të drejtën për të vërtetën, institucionet tona bëhen më të dobëta. Ne mund të ndihemi edhe të dëshpëruar edhe të paduruar ndaj shkelësve që veprojnë të lirë.

Na duhet të dëshmojmë vepra e jo vetëm fjalë, të themi sot më shumë se kurrë, kurrë më se i detyrohemi mijëra viktimave të gjenocidit në Srebrenivcë, i detyrohemi atyre që kanë vuajtur masakra dhe krime kundër njerëzimit. 20 mijë gratë e dhunuara në mënyrë mizore gjatë spastrimit etnik në Kosovë ‘98-‘99, ua detyrojmë jetëve të shkatërruara të miliona fëmijëve që u është vjedhur e ardhmja nga agresorë. Të qëndrojmë në mënyrë të vendosur e të mohojmë kontekstin e këtyre krimeve. Mohimi i gjenocidit dhe thirrjeve për dhunë, duhet të dënohen pa asnjë hezitim. Ua detyrojmë fëmijëve tanë, të botës, llogaridhënia sjell përgjegjësi, përgjegjësia sjell veprim, veprimi përforcon drejtësinë dhe e drejtësia kontribuon në paqe. Shkelësit duhet të mos kenë pjesë e vend në botën tonë, ata duhet të kenë pjesë në vendin e tyre pas hekurave si Millosheviç”, tha Rama.

Ora 16:13
Pak para debatit për llogaridhënien, Rama: Shkelja e të drejtës të njeriut, prioriteti ynë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Pak para nisjes së debatit që do të mbajë për llogaridhënien në këshillin e sigurimit në OKB, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një dalje mediatike, ku tha se shkelja e të drejtave të njeriut  është një prioritet i Shqipërisë në Presidencën që ka marrë në drejtim këtë muaj.

"Ky është vetëm fillimi i Presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit dhe menjëherë sjellim tashmë për diskutim në Këshill një çështje të rëndësisë së lartë, llogaridhënien. Pas pak minutash do të kem nderin dhe kënaqësinë të kryesoj në emër të Presidencës shqiptare një debat të hapur për forcimin e llogaridhënies dhe drejtësisë për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtarë. Zbatimi i së drejtës ndërkombëtare dhe i Kartës së OKB-së, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut dhe mbështetja e sistemit të OKB dhe i veprimit shumëpalësh janë në zemër të politikës së jashtme shqiptare e po kështu janë përparësitë kryesore të mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit.

Jetojmë në kohëra ku konfliktet dhe pasojat shkatërrimtare që ato kanë mbi civilët dhe infrastrukturën civile janë bërë më të kudogjendura dhe më vdekjeprurëse. Dëmi shkatërrimtar për civilët, përfshi edhe nivelet alarmuese të pasigurisë ushqimore që mund të çojnë me gjasë në një uri të pashembullt në jetën tonë, e bëjnë nevojën për një llogaridhënie më efektive, një çështje kyçe për Kombet e Bashkuara dhe vendet e saj anëtarë. 

Më tej, siç e kemi parë të gjithë, lufta e Rusisë në Ukrainë që paraqet sfida e kërcënime të shumëfishta për mbarë botën, e ka përforcuar edhe më tej këtë nevojë. Vënia përpara përgjegjësisë për krimet, për shkeljet masive, përshi llogaridhënien e individëve në kuadër të së drejtës penale, është kyçe për të rivendosur  besimin e publikut tek drejtësia dhe te institucionet e sigurisë përfshirë Këshillin e Sigurimit dhe për të ndërtuar sundimin e ligjit dhe një paqe të qëndrueshme.

Siç e dimë të gjithë çështja e llogaridhënies mbetet në qendër të masave kolektive të bashkësisë ndërkombëtare për të zmbrapsur aktet e agresionit. Objektivat e sotme në debat janë të trefishta. Së pari, të rritet roli i bashkësisë ndërkombëtare për të vënë para përgjegjësisë shtete dhe ato që veprojnë për llogari të tyre për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare. Së dyti, të forcohen mekanizmat e llogaridhënies jo vetëm në nivel shtetëror, por po kështu në atë rajonal dhe ndërkombëtar.

Së treti, ta orientojmë vëmendjen tek viktimat, të përcaktojmë të vërtetën për krimet ndërkombëtare dhe shkeljet masive të të drejtave të njeriut dhe shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare është thelbësore për të vënë në vend të drejtat dhe dinjitetin e viktimave dhe të afërmve të tyre. Është po kështu kritike për të çuar më përpara paqen dhe pajtimin.

Kemi parë për shumë gjatë shkelësit, autorët e shkeljeve të renda të së drejtës ndërkombëtare të lihen të lirë pa asnjë pasojë e nuk duhet të lëmë askënd të besojë se mund të kryejë krime dhe mund t’ia dalë paq. Kjo ka ndodhur shumë shpesh, kudo. Nuk duhet toleruar, nuk duhet pranuar. Duhet të bëjmë gjithçka kemi në dorë për tu riangazhuar ndaj normave dhe vlerave themelore dhe të dyfishojmë përpjekjet për të zbatuar përputhshmërinë dhe respektimin e ligjit.

Kësisoj është e rëndësishme që të punojmë sëbashku në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e objektivat e Kombeve të Bashkuara siç sanksionohen në kartën e OKB-së. Llogaria efektive do të kontribuojë për paqen, pajtimin dhe rritjen e sigurisë për të ndërtuar demokracinë në nivel lokal, rajonal, global e për ta mbrojtur dhe për të nxitur të drejtat e njeriut kudo. Duhet të bëjmë gjithçka mundemi që ta bëjmë botën gjithnjë e më të vogël për shkelësit duke përdorur mjetet dhe mekanizmat e llogaridhënies përmes drejtësisë. Pandëshkueshmëria duhet të mbetet histori", tha Rama. 

Ora 15:50
Pak para debatit në OKB, Rama publikon foto nga prapaskenat krah ambasadorit Ferit Hoxha

Kryeministri Edi Rama ka publikuara një foto pak para se të nis debati në OKB. Rama shihet krah ambasadorit shqiptar në OKB,Ferit Hoxha teksa i japin shikimin e fundit fjalimeve.

"Backstage. Latimet e fundit të teksteve përpara kryesimit për herë të parë në histori të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga Shqipëria", shkruan Rama.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ushnja: 03/06/2022 05:49

    Ky meret me okb cmimet katastrof njerzit sdin ku te fusin kokenn,2500 litri naftes si me qen voj gatimi,kush po e rrun ky hall me fol ne okbe

    Përgjigju
  • Agron: 03/06/2022 00:26

    Me shkriu kjo pjesa ku ekspozohet fjala "president". Vetem per nje foto behet copash tjetri e si le vendin atij qe i takon. Pra ambasadorit sic dhe bejne gjithe te tjeret. Dhe mire qe ca nuk jane te kenduar por ata qe edhe lexojne ndonje gje e dine vendi ka mare presidencen dhe jo ky pyka.

    Përgjigju
  • Leko: 02/06/2022 20:57

    Bravo dhe medias qe cdo kritike ndaj karagjozit e censuron. Madje ne mes te 2022!

    Përgjigju
    • Ushnja: 03/06/2022 00:02

      Ca po u hyn ne xhep njerzve qe ramasi po flet ne okb ka shku nafta 2500 leke spo din ku te futin koken,te rrosh sa malet o udheheqesi yne

  • Pellazg: 02/06/2022 19:29

    Pellazg Tungjatjeta Është momenti që duhet rëmuar çështja e barbarive të ardhaakve serb kundra krahinës ton veriore Dardania Më shum se një shekull shtypje barbari 1999 ishte kulmi Mbështeti se është detyrim i çdo Shqiptari të mbroj Shqiptarin e vet është edhe ligji nr 1 i kushtetutës së Shqipëris që shum udhëhes famkeq Shqiptar e lexojn prapsh Tung Edi

    Përgjigju
    • Beg: 02/06/2022 20:57

      Po, dhe eshte detyre e cdo kosovari te thote jemi komb kosovar, ca na duheni ju, ne jemi boll te mire vete, vetem pa ju, futbolli yne keshtu e ashtu e blablabla dhe kur m.. ju shkon deri ne gju beheni perseri shqiptare dhe bini ne doren tone si gjithmone. Popull me oportunist dhe hileqar se ju nuk ka.

  • Klea: 02/06/2022 16:32

    Me shume se kurre kemi mundesine te tregojme qe jemi popull qe kemi qene gjithmone me te drejten dhe qe mbeshtesim paqen ne bote

    Përgjigju
  • Andi: 02/06/2022 14:28

    Kemi shancin te tregojme vendosmerine dhe aftesite tona ne drejtimin e nje orgizate shume te rendesishme sic eshte okb

    Përgjigju
    • Alb: 02/06/2022 16:36

      Ne dona me rregullu hallete e botes, por per vedi jena te funite per zdo gja

  • Olsi: 02/06/2022 14:26

    Me ju ne krye normal nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Jeni nje kryemimister i denje dhe kam shum besim qe do e drejtoni ne menyren me te mire dhe do na beni teper krenare

    Përgjigju
  • Ela: 02/06/2022 14:24

    Me ju ne krye vendi jon Z Rama do te eci para. Ju keni bere shume per vendin tone dhe e keni cuar shume para. Ju lumte keshtu vazhdoni

    Përgjigju
  • Beni: 02/06/2022 14:24

    Kjo eshte nje arritje e madhe per shqiperine. Po i tregojme botes vlerat dhe parimet tona.

    Përgjigju
  • Tahir: 02/06/2022 14:24

    Me vjen mire qe ky veprim po i vleresohet dhe te gjithe vendet e botes po shohin se sa mikprites eshte vendi yne i bukur Shqiperia???? Edi Rama nje lider i zoti ne drejtimin qe i eshte dhene????meritonte vertet nje vleresim te tille per pritjen qe i beri afganeve dhe mbeshtetja qe i dha atyre ????Me ju perpara kryeminister!!!

    Përgjigju
  • goni: 02/06/2022 14:21

    Shqiperia po ecen shume perpara fale jush soti rama je mret

    Përgjigju
  • Besa: 02/06/2022 14:18

    Nje arritje e madhe per vendin tone, jemi vend qe gjithmone e kemi mbeshtetur paqen ne bote, dhe kemi besim tek zoti Rama qe do e drejtoje sic duhet keshillin e sigurimit te OKB

    Përgjigju
  • Oltion: 02/06/2022 14:18

    Shqiperia sesht par kurr kaq lart ne poste te tilla bravo zoti rama per punen e shkelqyer qe beni dhe e keni cuan vendin ton ne te tilla nivele

    Përgjigju
  • Anda: 02/06/2022 14:18

    E meriton plotesisht Rama vendin qe ka arritur sepse ka bere te mundur qe te mbeshtese te gjithe ata persona qe kane pasur nevoje per ndihme sic eshte dhe rasti i refugjateve.Jemi nje vend pro paqes dhe do te bejme te pamunduren te ruajme sigurine ne vend.Shum arritje te tjera do te na vijne vetem fale kryeministrit tone.

    Përgjigju
  • megi: 02/06/2022 14:17

    i uroj sa me shume suksese zotit Rama

    Përgjigju
  • Ben: 02/06/2022 14:17

    Bravo jeni me i miri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?