Gjykata e Elbasanit ka liruar nga qelia drejtorin e zjarrfikëses në bashkinë e Cërrikut, Artjon Taçi, 36 vjeç, dhe 4 personat e tjerë të arrestuar tre ditë më parë me urdhër të Prokurorisë për falsifikim dokumentesh, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe përdorim të funksionit politik në veprimtari zgjedhore. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura ndaj tyre është caktuar masa arrest shtëpie.
Bashkë me zyrtarin e zjarrfikëseve në pranga ranë edhe Agiano Dinoshi, punonjës i tatim taksave, Adnand Xhelili, specialist i zjarrfikëses, Alban Shima, përgjegjës i OSHEE Cërrik, dhe Armand Gjoka, punonjës i zjarrfikëses, të gjithë banues në Cërrik. Prokuroria i akuzon se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhënë vërtetime false për subjekte biznesi që kishin detyrime të pa paguara në bashkinë e Cërrikut. Ndaj pesë personave të arrestuar ka dyshime edhe për pjesëmarrje aktive në zgjedhjet lokale të 14 majit, në një kohë që ligji e ndalon angazhimin e punonjësve të administratës.
Sipas burimeve nga prokuroria e Elbasanit, hetimi ka nisur disa muaj më parë. I akuzuar në këtë çështje është edhe shtetasi me iniciale K.V, ndaj të cilit u vendos më herët masa "Detyrim paraqitje" dhe "Ndalim i daljes jashtë shtetit". Shefi i zjarrfikëses së cërrikut, Artjon Taçi është arrestuar edhe më parë nga policia pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ai ra në pranga më 19 janar 2023, në qytetin e Cërrikut me akuzën “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt në gjendje të dehur”, pasi u ndalua nga policia dhe ju bë testi i alkoolit, ku rezultoi në masën 2.0 mg/l, ndërsa në testin e dytë rezultoi me 1.225 mg/l.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.4%
-
Jo
62.9%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E DHIMBSHME/ Gruaja me nanizëm me lot në sy: Zot mos e provoftë njeri vuajtjen time! Dua një shtëpi, e të vdes rehat
25 Janar, 14:11
-
Aksident i trefishtë në Elbasan, makinat përplasen me njëra tjetrën
24 Janar, 12:00
-
Elbasan, taksistët në protestë kundër Kryebashkiakut: Favorizon kompaninë e taksive elektrike
24 Janar, 10:31
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, Gjykata lë në burg 3 prej të arrestuarve të klanit Çela! Udhëzimet për drogën në Itali i jepnin nga Elbasani
23 Janar, 18:09
-
Vrau kamerierin, Gjykata e Elbasanit dënon në mungesë me 17 vite burg Erjon Llapushin
23 Janar, 14:03
-
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
22 Janar, 14:13
-
SPAK ‘depërton’ edhe në botën e monedhave virtuale, Çopjave të Elbasanit u sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e dhjetëra pasuri të tjera
22 Janar, 11:22
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Momente tensioni në 'Elbasan Arena', ka të lënduar! Policia shoqëron disa tifozë (VIDEO)
19 Janar, 22:37
-
Trafik i rënduar në rrugën Librazhd-Elbasan, radhë e gjatë automjetesh në kthimin drejt Tiranës (VIDEO)
19 Janar, 18:05
-
Elbasan/ Mësim me xhupa në klasë, nxënësit: Është ftohtë, ngrohëset fiken nga rrjeti i amortizuar elektrik
18 Janar, 15:39
-
Gramsh/ I vodhi sendet personale një të arrestuari, AMP pezullon Nënkomisarin e Policisë! Gjykata i ndalon daljen jashtë vendit
17 Janar, 17:52