U kallëzua penalisht për pastrim e fshehje pasurie në vlerën e 23 milion eurove deputeti Tom Doshi është paraqitur këtë të mërkurë në prokurorinë e përgjithshme për të dhënë shpjegime në lidhje me burimin e të ardhurave.
Kallëzimi i bërë nga inspektoriati i deklarimit të pasurive më 15 Maj 2015 ndaj deputetit Doshi po hetohet nga prokurorja Alketa Leka në zyrën e të cilës deputeti ka dhënë shpjegime këtë të mërkurë në shoqërinë e avokatit të tij Vladimir Meci.
Për pak ditë mbushen një vit nga Kallëzimi i ILDKPI ndaj Doshit, por ende prokuroria nuk ka një vendim nëse ka apo jo vepër penale e cila lidhet me pasurinë 23 milion euro të deputetit.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com