U kallëzua për leje abuzive, kryebashkiaku i Kavajës: Nuk jam opozitari i parë që sulmohem nga Rama

U kallëzua për leje abuzive, kryebashkiaku i Kavajës: Nuk jam opozitari i parë që sulmohem nga Rama

Kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja ka reaguar pas kallëzimit nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit për shpërdorim detyre në  në dhënien e lejeve për shtatë objekteve shumëkatëshe në dëm të territorit publik.

Në reagimin e tij Sakja thotë se sot Rama konkretizoi me letra sulmin e tij verbal të ndërmarrë javë më parë duke iu referuar akuzave të kryeministrit ndaj tij për ndërtime të pallateve në rërë.

"Sot, Edi Rama konkretizoi me letra sulmin e tij verbal te ndermarre ndaj meje pak jave me pare.
Ne hall, ngaqe te gjithe sondazhet qe beri ne Kavaje, me disa kandidate te tij, i dalin qe te gjithe humbes perballe meje, zgjodhi rrugen e perdhosjes se emrit tim dhe kercenimin per burg.
Eshte sulm tipik i tij; fillimisht ben akuzen verbalisht, pastaj formulon akt-akuzen.
Nuk jam opozitari i pare i sulmuar prej tij, por nese Edi Rama vazhdon te jete ne krye te qeverise nuk do jem as i fundit. 
Te dashur miq, 
Ju pershendes duke ju siguruar se te gjithe skenaret komunisto-puciste, nga futja e armeve ne kishe e deri tek lincimi publik i kundershtareve politike, i kam te njohur nga historia, ndaj nuk me impresionojne e as me frikesojne dot. 
Keni patur mundesi qe te me njihni pergjate me pak se dy vite ne drejtim te Bashkise Kavaje, se per nga natyra jam optimist.
Une besoj se ne kete vend ka ende gra e burra qe nuk jane vegla qorre te tij, edhe pse qe te gjithe jemi nen presion dhe kercenim.
Une besoj tek grate e burrat qe e duan Shqiperine me te njejtin pasion qe une e dua ate, e luftojne per nje te ardhme te Shqiperise me demokraci te vertete te fjales, mendimit, besimit e veprimit.
Une do te vazhdoj te permbush misionin tim te drejtimit te Bashkise Kavaje me te njejten dashuri, pasion e perkushtim, sic kam bere deri tani"
, u shpreh Sakja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gledis: 16/04/2019 10:35

    zoti sakja mendo pak per lejen e pallatit qe ke dhene para se te shkosh tek bashkia 3 metra larg pallatit oficereve

    Përgjigju
  • Kavajsi: 15/04/2019 15:59

    Sapuni te ben mire si kavajs qe je

    Përgjigju
  • Daja: 15/04/2019 14:37

    Po ik o Saje Sakja se na hape barkun me injorancen tende.

    Përgjigju
  • Ben: 15/04/2019 14:37

    Bravo,sa mire ke fol,por mos te na futesh mrena o Ise?Ne fakt ato ndertimet i di vete ti mo,si i dhe lejet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën