Një 19 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia britanike teksa përpiqej të fshihej brenda një fabrike kanabisi në Staffordshire të Veriut. I riu, Geraldo Meta u kap brenda ‘shtëpisë së barit’ ku u zbuluan 188 bimë kanabisi.
Adoleshenti kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe para gjashtë muajsh dhe se disa persona e kishin strehuar në këmbim të punës që duhet të bënte për ta. Në aksionin e zhvilluar nga policia në 20 dhjetor të vitit të kaluar, 19 vjeçari u gjet i fshehur poshtë krevatit të tij brenda shtëpisë së barit.
Gjykata e ka dënuar Geraldo Metën me 9 muaj burgim. Avokati i tij tha se i riu shqiptar ishte treguar naiv dhe se kishte ardhur në Britaninë e Madhe me gomone duke rrezikuar jetën për të shlyer borxhet e babait të tij që ishte i sëmurë.
"Në Shqipëri ai jetonte me motrën, mamin dhe babin. Ai ishte kamarier para se të largohej"- tha avokati i të riut.
Ndërkohë autoritetet sekuestruarn të gjitha bimët e gjetura në shtëpinë e barit, së bashku me një shumë parash.
njeri me perpara kishte motren semure, ky babain po tregohuni burra te pakten bejeni burgun mos beni si gorre.
Përgjigju