BRITANI E MADHE- Një 25 vjeçar shqiptar i cili ishte arrestuar nga policia britanike pasi u kap në një fermë kanabisi në Rushden, është dënuar me 12 muaj burg.
I riu, Leonardo Çapja u arrestua në një “shtëpi bari” në shtator të vitit të kaluar. Gjatë operacionit, Çapja tentoi të arratisej nga dritarja e shtëpisë por nuk pati sukses.
Në dëshminë e tij, si shumë të rinj shqiptarë të tjerë të arrestuar për këtë veprimtari kriminale, 25 vjeçari u shpreh se e kishte bërë këtë për të shlyer një borxh prej 15 mijë paundësh që ia kishte dhënë banda që e kishte trafikuar për në Britaninë e Madhe.
Policia sekuestroi rreth 120 bimë kanabisi për të cilat kujdesej 25 vjeçari i arrestuar.