U kap duke blerë vota për koalicionin Berisha-Meta, Bedri Murati lirohet nga qelia! Dosja i kalon SPAK

U kap duke blerë vota për koalicionin Berisha-Meta, Bedri Murati lirohet nga qelia! Dosja i kalon SPAK

Lirohet nga qelia Bedri Murati i arrestuar disa ditë më parë me dyshimet se po kryente veprime për të orientuar votën e qytetarëve  në Krujë për koalicionin Bashke Fitojme Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë, ka caktuar masën detyrim paraqitje ndaj Bedri Muratit i cili u arrestua nga policia e Krujës, i arrestuar për veprën penale "korrupsion aktiv në zgjedhje". Gjykata e Tiranës e nxori nga burgu duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë detyrim paraqitje. Ndërkohë me kërkese të prokurorit gjykata e Tiranës ka shpallur mos kompetencën duke ia kaluar SPAK për veprime te mëtejshme. Policia njoftoi sekuestrimin e 69 000 lekëve, 50 euro dhe 2 lista me emra qytetarësh. Sa i përket parave që iu sekuestruan Muratit, burime bëjnë me dije se ai ka pretenduar, se "një shumë të tillë, nuk është gjë e pazakonte që çdo qytetar ti ketë në xhep për përdorim vetjak dhe familjar".

48-vjeçari i është përgjigjur edhe Oficerit të Policisë Gjyqësore lidhur me listat zgjedhore që iu gjetën në momentin e arrestimit. Teksa autoritetet dyshojnë se listat emërore përfshinin emra të qytetarëve që do u jepeshin para në këmbim të votës, vetë Murati ka dhënë një version tjetër. Gjithashtu, edhe përfaqësues të subjektit politik për të cilin ishte angazhuar Murati, kanë dhënë pretendimet e tyre lidhur me listat emërore që u gjetën në automjet.

"Çdo subjekt zgjedhor disponon materiale të tilla, për të identifikuar zgjedhësit, nëse ndodhen në Shqipëri, janë votues të mundshëm apo jo dhe ndarë pikat programore të një subjekti politik të caktuar me qytetarët. Unë po verifikoja nëse disa prej zgjedhësve jetojnë apo jo, pasi bëhet fjalë për disa emra të moshës së tretë".

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1

VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1