FIER- Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar, pasi në kodrat e fshatit Zharrëz, Patos, është kapur duke gërmuar dhe shpërdoruar tokën për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, gjë që ka sjellë prishjen e strukturës së tokës.
Mbi 39-vjeçarin S.T rëndon akuza e veprës penale “Shpërdorim i tokës", "Ndërtimi i paligjshëm" dhe "Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera".
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy mjete gërmuese ekskavator dhe një kamion ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.