Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi është kapur në flagrancë teksa po i shiste një 31-vjeçari lëndë narkotike ekstazi, brenda kalasë së Gjirokastrës.
Sakaq, blutë ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike ekstazi, 420 euro dhe 28000 lekë të përfituar nga veprimtaria kriminale e shitjes së kësaj lënde dhe 2 celularë.
Ndërkohë është vënë nën hetim 31-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.