Një 46-vjeçar është vënë në pranga të policisë në kuadër të operacionit 'Perimetri' pasi po transportonte 56 emigrantë të paligjshëm, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia njofton se është arrestuar në flagrancë i shtetasi Altin Melani, 46 vjeç, banues në Durrës dhe u shpall në kërkim shtetasi E. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd.

Efektivët kanë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasin Altin Melani, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip furgon të markës "Benz" në pronësi të shtetasit E. H., 36 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.