Një 31-vjecar i identifikuar si Kristofor Qerimi është arrestuar nga policia e Gjirokastrës.

Ai u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit", Gjirokastër, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjet, 6 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.