Një 39-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm me një makinë të llojit "Audi A3".

Mësohet se 39-vjeçari me iniciale A.A i kishte premtuar emigrantëve se do t’i siguronte kalimin drejt vendeve të BE-së, duke i marrë nga 120 euro.

I arrestuari akuzohet për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale.