TEPELENË- 33-vjeçari Besmir Rrapaj është vënë në pranga pasi u kap duke transportuar 8 emigrantë në këmbim të parave. I riu u kap në Tepelenë teksa po tentonte të kalonte emigrantët ilegalisht jashtë kufirit.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.

33-vjeçari banues në Vlorë, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në hyrje të qytetit të Tepelenës, në vendin e quajtur “Agjencia", duke transportuar me automjetin tip "Seat", në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë nga vendet MENA, kundrejt shumës 250 euro për person. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.