U kap duke transportuar 9 sirianë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet shoferi i autobusit në Gramsh

U kap duke transportuar 9 sirianë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet shoferi i autobusit në Gramsh

Autobusi i ndaluar nga policia

Një 57-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke transportuar me autobusin e tij 9 emigrantë të paligjshëm sirianë. Në pranga përfundoi 57-vjeçari F.L., i cili kundrejt fitimit po transportonte drejt Tiranë emigrantët.

Ndalimi i tij u bë në aksin rrugor Gramsh-Cërrik nga një pikë kontrolli të policisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre