TIRANË- Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për zjarrvënie në Kodër, Kombinat.

Myslym Stafa, banues në Kombinat, ditën e djeshme në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, është kapur në flagrancë duke i vënë zjarrin shkurreve dhe pemëve halore.

Për pasojë është djegur një sipërfaqe e madhe kodre me peme halore (pisha) dhe shkurre.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”.