U kap duke vjedhur një kamion, qëllohet me çifte shqiptari në Itali

 U kap duke vjedhur një kamion, qëllohet me çifte shqiptari në Itali

Kamioni i pronarit italian

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi është qëlluar me armë zjarri në zonën e Cartanos në Itali. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur orët e para të ditës së djeshme në Francoli dhe policia njoftoi se shqiptari po vidhte një kamion në një fermë, kur u qëllua me armë zjarri tip çifte nga pronari italian Mario C.

Mësohet se për shkak të plagëve të rënda shqiptari është dërguar menjëherë në spitalin e Cardarelli të Napolit, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë këtij incidenti, edhe italiani ka mbetur me një këmbë të thyer dhe një plagë në sy.

Ndërkohë mediat lokale njoftojnë se të dy janë vënë nën hetim pas ngjarjes. Mbi shqiptarin rëndon akuza e grabitjes, ndërsa për italianin, vrasje në tentativë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja