Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi u kap duke vjedhur para në një furrë buke në një lagje të Durrësit. I riu kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash.
Policia e Durrësit, ka arrestuar në flagrancë 34-vjeçarin me iniciale A. E., banues në lagjen nr. 8, Durrës, pasi u kap duke vjedhur një shumë parash, në një furrë buke.
Po të njëjtat struktura kanë arrestuar një 53-vjeçar, me iniciale S. Gj pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.