U kap ‘mat’ në një magazinë në Elbasan, në pranga autori 36-vjeçar! Më parë kishte vjedhur një send me vlerë, në objekt kulti

U kap ‘mat’ në një magazinë në Elbasan, në pranga autori 36-vjeçar! Më parë kishte vjedhur një send me vlerë, në objekt kulti

Foto ilustruese

Një 36-vjeçar është arrestuar pasi, tentoi të vidhte  në një magazinë në fshatin Labinot. Nga hetimet, i riu rezulton të jetë edhe autor i vjedhjes së një sendi me vlerë, në një objekt kulti.

A.B., 36 vjeç, banues në Elbasan, u arrestua në flagrancë, teksa tentonte të vidhte në një magazinë në fshatin Labinot të Elbasanit.

Nga hetimet, 36-vjeçari rezulton të jetë autor i vjedhjes së një sendi me vlerë, në një objekt kulti, në qytetin e Elbasanit, vjedhje e dyshuar e kryer më datë 24 dhjetor të vitit të kaluar, por e denoncuar në Policinë e Elbasanit, më datë 4 gusht 2023, nga një përfaqësues i këtij objekti kulti.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 36-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Përballet në derbi si ish, Orges Shehi i Partizanit: S'ka rol të madh, më të rëndësishëm lojtarët që e nisin nga stoli

Përballet në derbi si ish, Orges Shehi i Partizanit: S'ka rol të madh, më të rëndësishëm lojtarët që e nisin nga stoli