U kap me 100 mijë euro në autobusin e linjës Bari-Durrës, lihet në burg shoferi! Dëshmia e tij: Nuk dija gjë për paratë e fshehura

U kap me 100 mijë euro në autobusin e linjës Bari-Durrës, lihet në burg shoferi! Dëshmia e tij: Nuk dija gjë për paratë e fshehura

Paratë e sekuestruara

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Elson Rrodhen, shoferin e autobusit linjës Bari-Durrës ku u gjetën 97.700 euro të fshehura në tavanin e mjetit.  Për shumën e gjetur, 37 vjeçari u shpreh se nuk kishte asnjë dijeni dhe se thjesht kishte bërë punën e tij si shofer.

Arrestimi i Rrodhes u bë në 13 qershor nën akuzën e tentativës për të kaluar në kufirin shqiptar rreth 100 mijë euro të padeklaruara. Kartëmonedhat ‘euro’ të gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndaj 37 vjeçarit të arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës