
Gjykata e Tiranës ka lënë në masën "arrest në burg" pa afat efektivin e RENEA-s Altin Morina, i arrestuar të martën pasdite te Komuna e Parisit me 113 mijë euro në makinë. Efektivi Morina ka pretenduar në seancën e masës së sigurisë se paratë që iu gjetën në makinë i ka të justifikuara dhe sipas tij i përkasin një biznesmeni, të cilit ia kishte marrë borxh, për të cilat do të paraqitet dokumentacion.
Morina në seancë ka treguar edhe emrin e biznesmenit që sipas tij i ka marrë paratë për problemet e tij personale. Bëhet fjalë për një biznesmen ndërtimi. Nga tre akuzat që ishin fillimisht në ngarkim të tij, ajo e shpërdorimit të detyrës ka rënë dhe akuzohet vetëm për pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Bashkë me sasinë prej më shumë se 100 mijë eurove Moronës iu gjetën edhe 4 aparate celular në makinë, të cilët u sekuestruan.
“Paratë nuk vijnë nga produkt kriminal, i mora 20 minuta para se të arrestohesha. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë”, tha Morina.
Morina pretendon se i ka të gjitha dokumentet dhe statment bankare, por akoma nuk i ka dorëzuar. Si ka dorëzuar pasi sipas tij ka barrën e provës vetë prokuroria për t'i vërtetuar.
Lajmi kryesor:
U kap me 113 mijë euro në ‘Audi-n’ luksoz, lihet në burg efektivi i RENEA-s, dëshmia: Paratë i mora 20 minuta para arrestimit! I sekuestrohen edhe 4 celularë
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet Kurti të largojë kryetarët shqiptarë nga zyrat në veri të Kosovës?
-
Po
37.9%
-
Jo
54.5%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1380
Lajme të tjera
-
Hapet Kinemaja 'Agimi', si hapësira më e re e artit në Tiranë, Veliaj: Do shërbejë për shumë aktivitete kulturore dhe artistike
1 Qershor, 13:03
-
Merrnin ryshfet dhe shpërdonin detyrën, Gjykata e Tiranës lë në burg dy efektivët e forcave ‘Shqiponja’
1 Qershor, 11:59
-
Gjinushi përballë medies për ‘Albanologjinë': Transferimin në Akademi e votoi dhe Kadare! Buxhetin e ASA-s do e menaxhojmë ne! E vërteta për Kosovën dhe Fjalorin Shqip
1 Qershor, 11:16
-
I vuri tritol fasonerisë së italianit në Tiranë, 16-vjeçari njihej si person problematik! Më parë kishte vendosur lëndë plasëse në një banesë në Allias
1 Qershor, 11:01
-
Tritoli në fasonerinë e italianit në Tiranë, arrestohen 2 persona! Shkak i shpërthimit gjobëvënia 100 mijë euro! U pagua i mituri për vendosjen e lëndës plasëse
1 Qershor, 09:34
-
Eduard Zaloshnja: Epërsia e Veliajt ishte kapilare, nga qendra urbane deri në periferinë rurale
31 Maj, 12:43
-
Turi i falënderimeve, Veliaj në Njësinë 8: PS, forca më bashkuese e shqiptarëve! U shërbejmë të gjithëve njëlloj
31 Maj, 12:30
-
Abuzimet te ‘Financa’, Apeli i Tiranës zbut masën e sigurisë për Arlind Gjokutajn, e lë në 'detyrim paraqitje'
31 Maj, 11:58
-
Kërcënoi me jetë kryeministrin Rama dhe djalin e tij pasi i shembën shtëpinë, protestuesi i '5 majit' dënohet me 1 vit burg
31 Maj, 09:27
-
‘Java italiane’ në Shqipëri, Rama publikon videon: Nga 1 deri në 7 qershor mbahen mbi 60 evente të ndryshme që nga muzika deri tek arkitektura
31 Maj, 08:28
-
U arrestuan për ryshfet, ja si ranë në ‘kurthin’ e Prokurorisë së Tiranës 2 efektivët e forcave ‘Shqiponja’
30 Maj, 12:44
-
Bazë armatimesh në Tiranë, dënohet me 7 vite e 6 muaj burg Kristian Gjini! Shpallet i pafajshëm Fatjon Murati, në arrati që prej atentatit në 'Don Bosko'
30 Maj, 12:41