Durrës - Një 21-vjeçar nga Fieri do të hetohet në gjendje të lirë pasi u kap në Portin e Durrësit me 12 155 euro të padeklaruara.
Shuma e parave u gjet gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin që drejtonte.
Uniformat blu sekuestruan gjithashtu edhe disa shishe verë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. D., 21 vjeç, banues në Fier, pasi në PKK Port Durrës, në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 12 155 euro dhe disa shishe me verë, të padeklaruara në organet kompetente”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Komente








