Policia italiane, Në Como ka arrestuar 46-vjeçarin shqiptar, Samir Avdiu pasi është kapur me 2 kile dhe 200 gramë kokainë si dhe dhjetëra doza marihuanë.
Sipas mediave italiane, shqiptari është vëzhguar prej kohësh nga policia dhe vetëm ditën e djeshme është vënë në pranga. Ata e ndoqën atë deri në afërsi të një uzine ku ai ushtronte aktivitetin e paligjshëm.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kile dhe 200 gramë kokainë, dhjetëra doza marihuanë, materiale paketimi, shirit ngjitës, një makinë vakumi si edhe 19 mijë euro.
Gjithashtu në makinën e Avdiut janë gjetur 3 mijë e 800 euro, ndërkohe në shtëpi policia i gjeti një kasafortë ku kishte 15 mijë euro, 2 orë “rolex” si dhe një armë të tipit calibri.
Policia ka arrestuar shqiptarin, ndërkohë që menjëherë kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse ai punonte i vetëm apo ishte pjesë e ndonjë grupi kriminal.