U kap me 25 mijë euro në Portin e Durrësit, zbardhet dëshmia e 32-vjeçarit: Nuk vijnë nga aktiviteti kriminal! Shkova në Itali për të blerë furgon, por s’rashë dakord
Eurot e kapura në Durrës dy ditë më parë
Report Tv zbardh dëshminë e 32-vjeçarit Arnold Shahu i cili u arrestua një ditë më parë në Durrës me 24 mijë e 980 euro. Shahu ka deklaruar se paratë nuk janë të paligjshme e as nuk vijnë nga aktivitete kriminale. Shahu pretendon se ka shkuar në Itali para katër ditësh për të blerë një furgon të ri, por nuk ka rënë dakord dhe është kthyer sërish.
“Kam kaluar 4 ditë më parë. Isha për të blerë një furgon në Milano, nuk më pëlqeu nuk ramë dakord u ktheva se bleva”, ka deklaruar ai.
Shahu rezulton se ka qene në bordin e furgonit me targë AB 765 HU. 32-vjeçari ka qenë shofer në furgonin që është kryer kontrolli dje. Përpara hetuesve Shahu ka refuzuar të dorëzojë telefonin për t’u bërë këqyrje komunikimeve. Telefoni është sekuestruar për t’iu nënshtruar ekzaminimit.
Ndalimi i Shahut erdhi pas kontrolleve që ushtroi policia dhe autoritetet doganore në Portin e Durrësit, një ditë pasi u kapën 522 mijë euro të padeklaruar. Kështu iu bë dhe zbulimi i 25 mijë eurove që Shahu kishte në furgonin që vinte Bari.
Dy ditë më parë u kapën 522 mijë euro të fshehura në një furgon në zonën e kondicionerit. Paratë ishin të futura në qese marketi dhe u zbuluan nga gjurma e zezë e lënë në skaner dhe u arrestua Elidon Çela, 32 vjec, drejtues dhe pronar i autobusit me targë AB 633 FZ, pjesë e Agjencisë së Transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova. Bashkë me të, policia arrestoi dhe 2 ndihmës shoferët e tij, Dritan Kamberi, 36 vjeç dhe Anold Cankja, 32 vjeç.
Furgoni që po transportonte 522 mijë euro cash ka hyrë nga porti i Barit në vendin tonë, por rezulton se ka përshkruar një itinerar duke ndaluar në disa qytete të Italisë. Policia kishte marrë informacione në rrugë operative ndaj përveç kontrollit me skaner, agjentët ndërhynë fizikisht në furgon ku gjetën 6 qese plastike me 522 mijë euro me prerje nga 5 euro deri në 100-dëshe. Aktualisht në kuadër të këtij hetimi janë ngritur akuzat e pastrimit të parave, mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi dhe kontrabandës.
SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3785
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media gjermane pranon se artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara dhe i tërheq mbrapsht
17 Dhjetor, 21:04
-
Marina e Durrësit dhe zhvendosja e portit aktual në Porto Romani, PD kërkon komision hetimor! E firmosin 39 deputetë (EMRAT)
17 Dhjetor, 14:45
-
Durrës/ Rekrutonin vajza aziatike për prostitucion në Shqipëri, goditet grupi kriminal kinez! Një i arrestuar, 2 në kërkim dhe 7 vajza nën hetim (EMRAT+DETAJET)
17 Dhjetor, 10:40
-
Lamtumirë Noela Caka, trëndafila në bankën e maturantes që nga vdiq nga meningjiti akut! Talenti për pikturën, drejtori: Spikaste
16 Dhjetor, 15:21
-
Ekskluzive/Adoleshentja nga Durrësi vdiq nga meningjiti akut, epidemiologia e ISHP-së: Shkoi në ekskursion me klasën në Voskopojë! Bëmë hetim epidemiologjik
16 Dhjetor, 13:03
-
Tragjike! Humbi jetën nga meningjiti akut, gjimnazi ku studionte e mitura: Nuk është e lehtë të gjenden fjalët kur zemra është e rënduar
16 Dhjetor, 13:01
-
Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta
15 Dhjetor, 17:20
-
U prek nga meningjiti akut, humb jetën 17-vjeçarja nga Durrësi! Familjarët dhe mjekët që e asistuan udhëzohen të vaksinohen
15 Dhjetor, 16:43
-
Ekskluzive/ Të afërmit flasin për jetën e Simakut: E shkatërruar për djalin, shteti shqiptar ta ndihmojë të bashkohen
15 Dhjetor, 11:17
-
Gëzim Kabashi: Me klerikët miq të Durrësit, një shekull më parë
15 Dhjetor, 09:40
-
Vodhi një makinë në Durrës, arrestohet 26 vjeçari nga Erseka
14 Dhjetor, 12:49
-
Moti i keq/ Kapiteneria e Portit të Durrësit dhe Vlorës ndalon sot lundrimin e anijeve të vogla të peshkimit! Tragetet vijojnë normalisht
14 Dhjetor, 10:06
24 ore ne qeli dhe t'u <<kthjelluan>> mendimet!!!Tre pyetje:1-Ne se i kishe te ligjshme perse nuk i deklarove ne kufi si dhe arsyen qe te duheshin? 2-Ne se i ke patur qe ne fillim me vete,si shpjegohet qe s'ti ka kapur as kontrolli,as skaneri qe ne nisje,por vetem ne kthim? 3-Ne se ishin te ligjshme,perse i fshehe ne tavanin e mjetit?
PërgjigjuJane si Jane eshte punta jote. Problemi eshte se je ne kundershtim me ligjin, I cili te kerkoni deklarimi te shume, si dhe jo me teper se 5000 euro kesh.
Përgjigju