Një gjykatë italiane ka dënuar me 5 vjet burg një shqiptar, i cili ishte kapur me 27 kg kokainë që nëse do të shitej do të kapte vlerën e më shumë se 3 milion eurove. Sipas mediave italiane shqiptari i dënuar është Qemal Shaskaj i cili u vu në prangat e policisë italiane në dhjetor të 2018 në një banesë në një fshat të quajtur Cori.

Fillimisht ndaj tij prokuroria kërkoi 9 vite heqje lirie por më pas gjykata vendosi ta dënonte shqiptarin me 5 vjet. Më 13 dhjetor, në apartamentin e shqiptarit, policia gjeti dy çanta, brenda të cilave kishte  25 pako me peshë totale 27 kilogramë kokainë. Po sipas mediave italiane Qemal Shaskaj punonte si murator, e duke u hequr si i tillë, vepronte edhe në fushën e shit-blerjes së lëndës narkotike.

 Ai dyshohet se është ndër personat kyç, i përfshirë në një organizatë kriminale që shpërndante drogë në Italinë Qendrore.