Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg 47-vjeçarin Pajtim Aga, vëllain i shefit të komisariatit të policisë në Dibër Bert Aga i cili u kap me 350 gram lëndë narkotike kokainë në automjetin e tij.

Trupi gjykues ka marrë këtë vendim duke e lënë në burg pa afat 47-vjeçarin ndonëse avokati i tij ka kërkuar larinë në seancën me dyer të mbyllura.

Pajtim Agës iu gjetën nga policia 350 gram kokainë në automjetin e tij me të cilin po udhëtonte nga Burreli në Milot

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)