DURRËS - Një 30-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit pasi u kap me disa doza të vogla kokaine.
30-vjeçari me iniciale R.V. u ndalua në Maminas teksa po drejtonte mjetin tip 'Peugeot'.
Nga kontrolli i ushtruar nga policia, në makinë atij iu gjetën 4 doza kokainë si dhe një sasi parash që dyshohet se janë si pasojë e aktivitetit kriminal.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan makina dhe 3 aparate celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".