U kap me 4 mijë paund që i kishte përfituar nga shitja e drogës, dënohet me 16 muaj burg 27-vjeçari shqiptar me 3 emra në Britaninë e Madhe

U kap me 4 mijë paund që i kishte përfituar nga shitja e drogës, dënohet me 16 muaj burg 27-vjeçari shqiptar me 3 emra në Britaninë e Madhe

Artenis Tershalla

BRITANI E MADHE- Një shqiptar është dënuar në Britaninë e Madhe me 16 muaj burg pasi është konstatuar nga autoritet vendase me 4 mijë paund në makinë, një thikë si edhe një çantë me mbetje kanabisi.

Më 13 maj ai u arrestua duke udhëtuar në një makinë dhe akuzohet se ka përfituar të ardhura nga shitja e drogës. Mësohet se shqiptari është identifikuar si Artenis Tershalla dhe jetonte prej dy vitesh në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, 27-vjeçari përdorte tre emra, një italian, një bullgar dhe shqiptar.

Që prej vitit 2019 Tershalla ndodhej në Britani, ndërsa është mësuar se atje kishte hapur një llogari bankare me emrin e rremë italian, Antonio Bergomasci. Në këtë llogari rezultonte një shumë prej 12 mijë paundësh, të cilat 27-vjeçari i kishte përfituar brenda një viti.

Tershalla u dënua me 16 muaj burg, ndërsa një gjykatës tha se dyshohet se ai ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal për shpërndarjen e drogës. Prej dy vitesh në Britani, ai nuk kishte tentuar të kërkonte azil, por mësohet se pas burgosjes Tershalla ka kërkuar azil me pretendimin se jeta e tij do të ishte në rrezik nëse do kthehet në Shqipëri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia