U kap me 5 emigrantë të paligjshëm në makinë që po i transportonte nga Saranda drejt Tiranës, arrestohet 41-vjeçarja

U kap me 5 emigrantë të paligjshëm në makinë që po i transportonte nga Saranda drejt Tiranës, arrestohet 41-vjeçarja

Foto ilustruese

Një 41-vjeçare ka rënë në prangat e Policisë në Gjirokastër mëngjesin e sotëm pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Është arrestuar Eralda Shkurta, e cila i kishte marrë emigrantët në Sarandë dhe me mjetin e saj tip 'Honda', po i çonte drejt Tiranës.

Gruaja u kap në flagrancë në aksin nacional Tepelenë - Krahës, në vendin e quajtur "Majkosh". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin