U kap me 522 mijë € në autobusin që vinte nga Bari, flet Elidon Çela: Paratë janë kursime të familjes! Do t’i investoja në bujqësi për të mbjellë grurë

DURRËS- Report Tv ka zbardhur dëshminë e Elidon Çelës, pronarit dhe shoferit të furgonit, në të cilin u kapën 522 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, pak ditë më parë që vinin nga Bari.

Elidon Çela ka deklaruar se paratë ishin të tijat dhe se i kishte vendosur në autobuz për të shmangur ndonjë grabitje. Ai ka treguar para hetuesve se për këtë sasi parash nuk i ka thënë asnjë personi dhe sipas tij i ka fituar nga të ardhurat e tij dhe të familjes që jetojnë dhe punojnë prej 27 vitesh në Itali.

Këto para, ka deklaruar 32 vjeçari, do t’i investonte në Shqipëri, pasi kishte blerë dhe fara gruri dhe do të merrte toka me qira për të mbjellë grurë, pasi merret dhe me aktivitet bujqësor në Shqipëri.

Sa i përket mallrave kontrabandë, që ju gjetën në furgon, Çela ka deklaruar se mallrat të cilat kishte brenda në furgon ishin të emigrantëve që jetonin në Itali. Sipas tij gjatë kontrollit në vijën e dytë, i ka deklaruar mallrat që ka pasur në autobus tek punonjësit e Doganës në Durrës dhe ato i kanë thënë se ai mund të vazhdonte.

Sakaq për Dritan Kamberin dhe Anold Cankjan, 32-vjeçari sqaron se janë shoferë dhe ka pak kohë që i ka marrë në punë në firmën e tij e cila është e licensuar për transport ndërkombëtar udhëtaresh dhe është i linjës Padova-Lushnjë. Subjekti është "Celagron Buon Aventura’ firma është në adminstrimin e tij.

Të pyetur në lidhje me këto fakte Dritan Kamberi dhe Anold Cankja ndër të tjera kanë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni për shumën e parave të fshehura në autobuz dhe se këtë autobuz pasi kanë mbërritur në Itali e kanë parkuar tek ambientet e shtetasit Elidon Çela për rreth 3 ditë dhe e kanë marrë vetëm në udhëtim si na vajtje ashtu dhe në kthim. Nuk janë të punësuar tek subjekti i shtetasit Elidon Çela, por kanë qenë si shoferë vetëm për këtë udhetim.

Prokuroria Durrësit kërkon 'arrest me burg' për Elidon Çelën për 'kontrabandë mallrash' dhe 'mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë' dhe'detyrim paraqitje' për ndihmësit e e tij Dritan Kamberi e Anold Cankja.

Pasditen e 21 tetorit, u kapën 522 mijë euro të fshehura në një autobus në zonën e kondicionerit. Paratë ishin të futura në qese marketi dhe u zbuluan nga gjurma e zezë e lënë në skaner dhe u arrestua Elidon Çela, 32 vjeç, drejtues dhe pronar i autobusit me targë AB 633 FZ, pjesë e Agjencisë së Transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova. Bashkë me të, policia arrestoi dhe 2 ndihmës shoferët e tij, Dritan Kamberi, 36 vjeç dhe Anold Cankja, 32 vjeç.

Autobusi që po transportonte 522 mijë euro cash ka hyrë nga porti i Barit në vendin tonë, por rezulton se ka përshkruar një itinerar duke ndaluar në disa qytete të Italisë. Policia kishte marrë informacione në rrugë operative ndaj përveç kontrollit me skaner, agjentët ndërhynë fizikisht në autobus, ku gjetën 6 qese plastike me 522 mijë euro me prerje nga 5 euro deri në 100-dëshe. Aktualisht në kuadër të këtij hetimi janë ngritur akuzat e pastrimit të parave, mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi dhe kontrabandës.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/10/2022 01:33

    Cfare mashtruesi!!! Dje tha qe //do te blija furgon ne Itali,por nuk rame dakord per cmimin//!!!I ra ne te se do t'ia verifikonin historine dhe mund te ballafaqohej me //tregetarin// fantazem,keshtu qe sot shpiku investimin ne bujqesi.Te shohim cdo te shpike neser.

    Përgjigju
  • Paul: 24/10/2022 16:47

    hallall te qofte,,shqiperia ka nevoje per valute.....

    Përgjigju
  • Vin: 24/10/2022 15:00

    ahaha po mbill dhe ca shalqinj se ke lek boll .kta jan ata emigrantet qe po presin amnistine e kryepalles.

    Përgjigju
  • Nenia: 24/10/2022 14:05

    Po kur i ke te familjes pse i fsheh ne tavan mor bir apo kshu e ka zakonin familja,bjeri shkurt dhe mos trego dokrra se nuk i ha njeri

    Përgjigju
    • Gripi: 24/10/2022 14:41

      500.mije euro do i investonte ne fushat e myzeqese haha As toke dhe as plan biznezi por keshtu ne tym. Nese po impliko dhe familjaret bej kujdes se Finanza te thyen dhembet andej. Tani mendo si do ju kthesh borxhin trafikanteve mor i shkrete se je mes dy zjarresh. Dikush do te kete tradhtuar qe te kontrolluan mire ose nuk ka mbajtur fjalen ndonhe shef i madh policie. Hetimet nuk duhen te ndalen vetem tek ky korieri torollak.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord