DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 39-vjeçar, pasi është kapur me doza të vogla kokaine gati për shitje gjatë një kontrolli fizik të ushtruar ndaj tij.
Kontrolli ka vijuar edhe në banesën e L. K, ku policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 408.800 lekë të rinj, 1085 euro, dy peshore elektronike dhe sende të tjera që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike në doza.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".