Një 33-vjeçar u arrestua në Berat pasi gjatë kontrollit u kap me vete me disa doza kokaine që i kishte gati për t'i shitur. Në pranga ra Ardit Bajrami, 33 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat, ndërsa gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, janë sekuestruar disa doza kokainë, 1 peshore elektronike, 1 aparat celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".