TIRANË- Një 66-vjeçar u vu në pranga pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij iu gjetën 1 mijë fara kanabisi, pranë “Kthesës së Kamzës”.

Gjatë këtij operacioni, tek Kthesa e Kamzës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues Lulëzim Kalanë, ku u gjetën edhe farat e lëndës narkotike.

Vetëm një ditë më parë, policia goditi edhe një rast tjetër të posedimit të 1 mijë farave të kanabisit, që ishin gati për kultivim.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë