U kap me kanabis, si u arrestua dy herë brenda dy muajve shqiptari në Itali

U kap me kanabis, si u arrestua dy herë brenda dy muajve shqiptari në Itali

Foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar është arrestuar dy herë brenda dy muajve. Gjithçka filloi në tetor kur një vajzë iu grabit portofoli nga një grup djemsh, pjesë e të cilëve ishte edhe shqiptari.

Për grabitjen 23-vjeçari shqiptar me iniciale T.M. u dënua me arrest shtëpie.

Dy muaj më pas, agjentët gjatë patrullimit vendosën të kontrollin të riun shqiptar, i cili ishte shoqëruar me një vajzë tjetër. Gjatë kontrollit, të dyve iu gjet një sasi e vogël marijuhane.

Pasi zbuluan identitetin e plotë të të riut, efektivët e policisë zbuluan se duhet të ishte në arrest shtëpie.

Për shqiptarin me iniciale T.M., priten të merren masa për shkeljen e masës së gjykatës dhe për posedimin të lëndëve narkotike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme

Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme