Një 36-vjeçar i identifikuar si Andi Xhafa është arrestuar nga policia pasi është kapur në një lokal në zonën e Fushë-Krujës me pistoletë të fshehur në një çantë.
Nën hetim është vënë dhe pronari i lokalit Admirand Stafuka.
“DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Klienti”.
Kapet i armatosur me pistoletë në një lokal në Fushë Krujë dhe vihet në pranga 36-vjeçari.
Procedohet penalisht pronari i lokalit, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Klienti”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin e shtetasit A. S., në Fushë Krujë, ku kanë lokalizuar shtetasin A. Xh., të cilit gjatë kontrollit në çantë, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak.
Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., 36 vjeç dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 41 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











Pronarin e lokalit pse e arrestojne valle?. Mos duhet qe te vendoset ne cdo lokal apo ambient zbulues metalik?. Ca di une more njeri se cfare ,ban ti ne cante. Mund te jemi ne nje tavoline dhe nuk e di se ti mban gje te paligjshme.
Përgjigju