U kap me tre kilogramë heroinë
drejt Greqisë, në pranga fieraku

U kap me tre kilogramë heroinë<br />drejt Greqisë, në pranga fieraku
Udhëtonte me tre kilogramë heroinë drejt Greqisë me destinacion Europën, arrestohet në flagrancë i riu nga Libofsha e Fierit.
Siç e shihni në këto pamje droga ishte e fshehur në kroskotin e automjetit me targë AA 538 MM, mjet i cili drejtohej nga Lulzim Bosnja.

Ai është vënë nën akuzë për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe pritet që të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Sipas hetimeve droga është zbuluar pas kontrollit të automjetit me skaner në doganën e Kakavijës nga ku janë pikasur 6 pako të mbështjella me naterband të veçuar me nga 500 gr heroinë.

I pyetur për drogën dhe destinacionin e saj shoferi Lulzim Bosnja s’ka dhënë asnjë përgjigje për policinë por aktualisht po ekzaminohet telefoni i tij për të parë kontaktet dhe zbulimin e ndonjë grupi të mundshëm trafiku narkotikësh.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar