Grupi hetimor ka marrë në pyetje 46-vjeçarin Urim Metën, i cili ka pranuar se është i përfshirë në trafikun e armëve. Meta u arrestua në fshatin Shëngjergj teksa po udhëtonte drejt Tiranës me 4 kallëpe me 4 kallëpe tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm në automjet.
"Tani që më kapet e pranoj gabimin. Jam marrë me trafikun e armëve sepse kisha nevojë për para. Doja të ndërtoja një shtesë te banesa ime."
Hetuesit kanë dyshime se Meta është i përfshirë dhe në episode të tjera në trafikimin e armëve të zjarrit si dhe të kallëpeve të tritolit. Vijojnë hetimet për zbulimin e identitetit të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Po ashtu Meta ka deklaruar se armët e municionet do shiteshin për 4 mijë euro. Nga 500 euro secili prej kallëpeve të tritolit.
"Porisinë e kam marrë nga ndërmjetës dhe nuk e di se kush është personi fiks që do i merrte në Maqedoninë e Veriut. Unë do i çoja deri atje. Paradhënie mora 400 euro dhe pjesën tjetër do e merrja pasi të dorëzoja porosinë."
Lajmi në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











