U kap në fermën e kanabisit në Angli, dënohet me 22 muaj burg 30-vjeçari shqiptar, i riu para gjykatës: Jam i zhytur në borxhe në Shqipëri

U kap në fermën e kanabisit në Angli, dënohet me 22 muaj burg 30-vjeçari shqiptar, i riu para gjykatës: Jam i zhytur në borxhe në Shqipëri

Arnold Hazizi

Një shqiptar në Angli është dënuar me 22 muaj burg pasi u kap duke ruajtur bimë kanabisi me vlerë deri në 848,000 paund në Angli në një fermë kanabisi. Mediat britanike shkruajnë se ai është 30-vjeçari Arnold Hazizi.

Oficerët e policisë britanike gjatë kontrollit të ‘fabrikës së kanabisit’  hynë në pronë hasën një derë të përforcuar, grila çeliku dhe një alarm. I varur nga dera e përparme ishte një çelës me një fole alarmi. Hazizi, i cili ishte i vetmi person brenda tentoi të arratiset duke u ngjitur përmes paneleve të çatisë në çatinë e sheshtë të një fqinji, hodhi 2 celularë, por u arrit të kapej nga policët.

Një pjesë e ndërtesës Conrad ku u kap 30-vjeçari ishte shndërruar në një fabrikë të madhe kanabisi, me 1010 bimë, të cilat në tregun e paligjshëm kapnin vlerën e 283,000 dhe 848,400  paundëve, ku vetëm pajisjet e instaluara kishin vlerën e 12 mijë paundëve.

Gjatë seancës gjyqësore, Hazizi deklaroi se në Shqipëri kishte punuar në  fermën e tij familjare, por për shkak të borxheve ishte detyruar të shkonte ilegalisht në Britaninë e Madhe. Ai pretendoi se qëndroi fillimisht te një mik i tij i quajtur Miri në Mançester dhe punoi për të.

 “Jam i zhytur në borxhe në Shqipëri”, ka deklaruar ai.

Avokati i 30-vjeçzrit shqiptar, Simon Killeen tha se klienti i tij rrezikohet në Shqipëri sepse ka shumë borxhe.

“Ai ka një grua, një fëmijë dhe prindërit atje. Erdhi në Angli në Janar të 2022-it. Rrezikohet në Shqipëri”, tha Killeen.

Gjykatësi tha se çështja e dëbimit u përket autoriteteve të tjera, por mendimi i tij ishte që i pandehuri të dëbohet në momentin e lirimit nga burgu.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni