U kap në flagrancë me 154 km/h në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 23-vjeçarja nga Tirana (VIDEO)

Një 23-vjeçare nga Tirana është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia Rrugore, pasi u mat me Radar në një largësi prej 436.6 metra duke përshkuar rrugën interurbane Tiranë-Durrës me 154 km/h.

Në postimin e saj në “Facebook”, Policia e Shtetit ka bërë me dije se gjatë të shtunës dhe të dielës, në orët e vona të natës janë konstatuar krahas rastit të vajzës 23-vjeçare, raste të shumta të shpejtësisë nga 140 km/h deri në 178 km/h. Sipas saj, janë pezulluar 39 leje drejtimi, me përqindje të drejtuesve meshkuj e femra pothuaj të barabartë.

Vijojne kontrollet pergjate fundjaves nga Policia Rrugore e Tiranes per rritjen e parametrave te sigurise rrugore. 23 vjeçarja nga Tirana me 154 km/h në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, matur me Radar ne nje largesi prej 436.6 metra. Gjate dy neteve ne oret e vona te nates ne harkun kohore 21.00 – 01.00 jane konstatuar raste te shumta te shpejtesise deri ne dy fish mbi limitet. E nga keto raste perqindja e drejtuesve meshkuj dhe drejtueseve femra ishte pothuaj e barabarte. Shpejtesi qe varionin nga 140 km/h deri ne 178 km/h. Per gjate dy neteve 39 leje drejtimi te pezulluara. Shpejtesi qe te vret jeten.

Policia e Shtetit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë