Kreu i SPAK, Klodian Braho thotë se kanë kërkuar sekuestrimin e 2 avionëve dhe çdo pasurie të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili u kap të shtunën ndërsa fluturonte mbi një central bërthamor në Francë.

A do të kërkoni sekuestrimin e dy avionëve?

Klodian Braho: Për çështjen e Beqirit, procesi është ende në zhvillim. Njoftimi zyrtar do të bëhet së shpejti dhe do të ketë më shumë detaje. Ne kemi kërkuar sekuestrimin e çdo pasurie që disponon personi në fjalë. Nuk bëhet fjalë vetëm për avionët, por edhe për prona dhe pasuri të tjera.


Lajmi kryesor:

Braho bën bilancin në krye të SPAK, 440 mln € pasuri të sekuestruara, në 7 muaj dyfishi i 6 viteve: Goditëm 7 grupe kriminale, hetim 16 zyrtarëve