Një 49-vjeçar nga Tirana me iniciale Sh.S. u kap në Himarë duke transportuar me makinë e tij 3 emigrantë të paligjshëm.
Si pasojë, ndaj 49-vjeçarit nisi procedim penal në gjendje të lirë.
"Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh. S., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, duke transportuar me automjetin e tij, 3 emigrantë të paligjshëm.", njofton Policia.
Komento