Një 23-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke lëvizur me mjetin e tij me 71 doza kanabis dhe një sasi lekësh që i kishte përfituar nga shitja e tyre. Kejvin Gjetja u arrestua në vendin e quajtur si "Rrethrrotullimi i M+" në Lezhë, ku policia pas kontrollit të mjetit ka gjetur edhe dozat e kanabisit.
Ndalimi i mjetit të tij u bë pas informacioneve se një i ri shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla. Kjo bëri që policia të vendosë pika kontrolli dhe në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku bëri të mundur edhe arrestimin e 23-vjeçarit.
I riu do të përballet për veprën penale të shitjes së lëndëve narkotike, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.