U kap në 'shtëpi bari', dënohet me 2 vite e 3 muaj burg 46- vjeçari shqiptar në Britani

U kap në 'shtëpi bari', dënohet me 2 vite e 3 muaj burg 46- vjeçari shqiptar në Britani

Shtëpia e barit në Britani

46- vjeçari shqiptar Emri Bushi, i cili u kap në një shtëpi bari në Britani është dënuar me 2 vite e 3 muaj burg.

Shqiptari u fsheh në një mur për dy orë, mëngjesin e 23 korrikut, teksa detektivët bastisën një magazinë, ku brenda saj zbuluan kultivim të përpunuar kanabisi, të kompletuar me ambiente banimi, kuzhinë dhe banjë.

Sipas mediave të huaja, Policia gjeti rreth 3,577 bimë kanabisi, me një vlerë që shkon nga 1 milion deri në 2 milion £. Disa orë më vonë, detektivët zbuluan 46-vjeçarin Emri Bushi të fshehur në një zgavër mes dy mureve.

Ai u arrestua menjëherë, ndërsa më 11 shtator, gjykata 'Warwick Crown Court', e dënoi me 2 vite e 3 muaj burg.

Detektivi Constable Pitt, ndërsa tha se sasia e kapur e kanabisit është një sasi e madhe, theksoi se ata që merren me kultivimin e kanabisit herët a vonë do të kapen.  

 "Shumica e kanabisit të prodhuar në këtë vend tani bëhet nga bandat kriminale të dhunshme dhe të rrezikshme që terrorizojnë komunitetet dhe mbështeten në të ardhurat nga droga për të vazhduar dhunën e tyre. Ne e mirëpresim këtë dënim dhe jemi të kënaqur që kemi mundur të kapim një sasi kaq të konsiderueshme droge. Mesazhi ynë për kriminelët që përpiqen të hapin dyqan në Warwickshire është i thjeshtë do të shihemi herët a vonë”, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?